Akuzohet për vrasje në Tropojë, arrestohet në Dukagjin

Policia në Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit N. L., 55 vjeç, në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin.

Sipas policisë, ky shtetas është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T.B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë.

Në datë 25.09.2018 Gjykata e Tropojës ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2