Basha në Vlorë: Falënderoj socialistët, refuzuan klikën që ka marr peng partinë e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot gjendej në jug të vendit, me takime me strukturat e partisë së tij në Selenicë dhe Vlorë.

Pikërisht nga qyteti bregdetar, lideri opozitar iu rikthye sërish 30 Qershorit, duke thënë se ai që opozita cilëson si rezultat refuzues i popullit ndaj ekzekutivit do të shndërrohet për opozitën në një “energji për ndryshimin e pashmangshëm që po vjen për Vlorën dhe për Shqipërinë”.

Basha deklaroi se opozita e shikon 30 Qershorin  “jo si triumf por si përgjegjësi të jashtëzakonshme për ndryshim për të gjitha shtresat e shoqërisë, që do të kenë një plan të qartë për të dalë nga kriza”.  

Kryedemokrati i dedikojë në fund edhe një falënderim atyre që, edhe pse nuk ishin mbështetës të PD-së refuzuan votimin, madje edhe socialistët  “që vlerësuan me shumë mençuri momentin ku ndodhej vendi dhe ju bashkuan vëllezërve vlonjatë dhe jo klikës kriminale që ka marrë peng partinë e tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN