Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha, takim me Kolegjin e Kryetarëve dhe kryebashkiakët demokratë. Jep dy porosi

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 19:22 | Politikë
Basha, takim me Kolegjin e Kryetarëve dhe kryebashkiakët

Lulzim Basha ka nisur takimet me strukturat për të organizuar axhendën e opozitës në vijim.

Në orën 16:00, kreu demokrat mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe kryetarët e bashkive të djathta. Lulzim Basha i ka lënë porosi drejtuesve të degëve të PD-së që në 10 ditë të jenë të fokusuar vetëm në takime me strukturat me synim për të mbajtur me energji qytetarët në rast se do të ketë protestë tjetër kombëtare.

Basha ka lënë gjithashtu porosi që strukturat e PD-së të ndihmojnë në mosdhënien e detyrës për pasardhësit socialistë nga ana e kryetarëve të bashkive të djathta në 10 gusht, sikurse parashikon Kodi Zgjedhor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë