Bashkëpunimi policor, hapet në Tiranë zyra e oficerit të ndërlidhjes së Europol

Europol ka hapur zyrën e oficerit të ndërlidhjes në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se tashmë do të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi me Bashkimin Europian.

“Hapja e zyrës është para në rajon dhe e dyta në botë pas asaj në Uashington. Në njëfarë mënyrë, ne po realizojmë njëfarë integrimi ‘de facto’ në BE dhe kjo rrugë është e duhura dhe më e drejta. Kjo zyrë është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për të luftuar krimin dhe kërcënimet e tjera që rrjedhin prej tij”, u shpreh Sandër Lleshaj në fjalën e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN