Bentley mbush 100 vjeç, e feston me një model “futurist” nga e kaluara

Zakonisht, prodhuesit e makinave shohin nga e kaluara për t’u frymëzuar për të ardhmen. Nostalgjia mund të jetë burim për ide të reja, por mundet që të japë edhe efektin e kundërt dhe t’i bëjë prodhuesit të mendojnë se ditët më të mira kanë ikur tashmë.

Ky nuk është rasti i kompanisë britanike Bentley, që me rastin e 100-vjetorit ka zbuluar një makinë prototip e cila bazohet te disa nga modelet më legjendare të së kaluarës, por zbulon edhe disa detaje nga a ardhmja.

Bentley EXP 100 GT është një mjet sportiv i gjatë 5,8 metra dhe dizajni tregon se si mund të duket një Bentley në vitin 2035. Gdhendjet janë realizuar nga “Hand and Lock”, një kompani londineze themeluar në vitin 1767, ndërsa për kornizat e dyerve është përdorur dru lisi mijëravjeçar, i përforcuar me bakër. Një model që do t’i rezistojë padyshim kohës.

Bentley pretendon se prodhon makinat më të qëndrueshme në botë, dhe thotë se 87% e mjeteve të shitura në 100 vitet e para të jetës së saj janë ende në qarkullim.

Shkarkoni aplikacionin e A2