Duket si Maldive, por janë ujëra toksikë

Ujërat e paqta dhe të kaltërta të tij janë magnet për përdoruesit e Instagramit, të cilët dynden aty për të realizuar foton perfekte. Por liqeni i “Maldiveve” ruse, siç quhet ai i Novosibirskut nuk është bukuria natyrore pas së silës janë marrosur të gjithë.

Në fakt, ujërat e liqenit janë tej mase toksikë, pasi në të dikur hidheshin mbetjet e një fabrike qymyri të ngritur aty pranë. Liqeni është i mbushur me kimikate dhe kush noton në të pëson alergji të tmerrshme të lëkurës.

Autoritetet kanë paralajmëruar vizitorët e shumtë që të mos afrohen edhe për faktin që nëse i zhytet këmba në llucë, është thuajse e pamundur që të dalin jashtë. Por pavarësisht kësaj, qindra njerëz vazhdojnë të shkojnë çdo ditë aty dhe të shkrepin foton e përkryer, me bikini, kamerdare me njëbrirësh e madje edhe fotot e albumit të dasmës…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN