Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Europa League, tre ekipe shqiptare gati të zbresin në fushë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 12:48 | Futboll
Europa League, tre ekipe shqiptare gati të zbresin në fushë

Pas Partizanit, është radha e Kukësit, Teutës dhe Laçit për të debutuar në arenën ndërkombëtare në këtë sezon.

Të parët që zbresin në fushë janë durrsakët. Teuta do të luajë në transfertën me Ventspils, duke nisur prej orës 16:45.

Të paktën në letër, bregdetarët ishin skuadra me shortin më të favorshëm, edhe sepse rivalët nga Letonia janë një kundërshtar i kalueshëm.

Në orën 17:30 është radha e Laçit për t’u përballur me izraelitët e Hapoel Ber-Sheva. Kurbinasit do të provojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe ashtu si edhe një vit më parë synojnë të realizojnë surprizën përballë një kundërshtari më të fort.

Ndeshjen e parë në transfertë e luan edhe Kukësi. Nënkampionët e Shqipërisë ndeshen me Debrecenin. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka zbarkoi në Hungari, duke u akomoduar në hotel vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ndeshja ndërmjet Debrecenit dhe Kukësit është përcaktuar të luhet këtë të enjte, prej orës 19:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani