Festimet për Pavarësinë e SHBA, Moses-Ones: Reforma në drejtësi po ecën – A2

Festimet për Pavarësinë e SHBA, Moses-Ones: Reforma në drejtësi po ecën

Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar mbrëmjen e së enjtes pritjen e përvitshme me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë. Të pranishëm në këtë event ishin drejtues të lartë të shtetit, ministra, ish-ministra, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etje.

Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte qëndrimi bashkë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.

Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Zyrtarja e ambasadës amerikan tha se puna për reformën në drejtësi po ecën dhe po punohet me ritme të shpejta për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë si p.sh SPAK.

Gjithashtu Leyla Moses-Ones shtoi se po vijon puna për forcimin e lirisë së mediat në Shqipëri

Shkarkoni aplikacionin e A2