Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kërkohet shkarkimi i anëtarit të KLP, nuk justifikon të ardhurat

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 10:58 | Aktualitet
Kërkohet shkarkimi i anëtarit të KLP, nuk justifikon të

Është zhvilluar seanca në Komisionin e Posaçëm të Apelimit për Gentian Osmanin, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

Osmani kishte arritur të merrte miratimin për vazhdimin e punës nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, por ankimimi i vendimit nga Komisioneri Publik u bë më rekomandim të përfaqësuesit të Organit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas Komisionerit Publik, Osmani gjendet ne kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. “Nga krahasimi i deklaratës në vetting të Osmanit, me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për t’u vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit  të pasurisë së parë. Për të, subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe. Kursimet rezultojnë të justifikuara”, tha Komisioneri.

“Sa i përket huas 20 mijë euro, rezulton se ka dokumentacion të pamjaftueshëm për provimin e aftësisë financiare të huadhënësve. Mungon dokumentacioni provues nëse shuma ka ardhur në Shqipëri cash apo në rrugë bankare. Nuk provohet vërtetësia e kësaj marrëdhënieje huaje. Subjekti ka mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e apartamentit dhe nuk mbulon me të ardhura të ligjshme këstet e paguara për apartamentin. Kërkojmë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Osmani”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani