Kishte të shkuar kriminale, Presidenti ukrainas përzë zyrtarin nga takimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dëboi një zyrtar rajonal nga një takim në Kiev, për shkak të së shkuarës së tij kriminale. “Largohu nga këtu”, iu drejtua 41-vjeçari politikanit Jarosllav Hodunok, pasi lexoi nga telefoni dënimet për grabitje dhe dhunë.

Veprimi i tij u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit në sallë, ku pritej të diskutohej plani për ndërtimin e një spitali. Hodunok gjatë largimit kërcënoi presidentin duke thënë se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër tij. Ai pretendon se dënimi në vitin 2002 erdhi nga një çështje e montuar politikisht.

Ish-komediani Zelenski, erdhi në pushtet me premtimin se do të luftonte kundër korrupsionit dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale.

Shkarkoni aplikacionin e A2