Klasifikimi i Forbes për personazhet më të paguar në Botë

Taylor Swift kryeson listën e revistës Forbes, me 100 personazhet më të paguar të vitit. Ylli i muzikës Pop, vlerësohet se ka grumbulluar plot 185 milionë dollarë në një vit, duke filluar nga 1 qershor i 2018-s.

Swift u rendit në majë të klasifikimit edhe në 2016-n, kur fitimet para taksimit u llogaritën në 170 milionë dollarë.

Kontributin më të madh tek statusi i 29-vjeçares, si personazhi më i paguar, besohet se e ka dhënë turneu “Reputation”, i cili, sipas Forbes është më fitimprurësi në histori. Albumi i saj i ri “Lover” pritet të publikohet në muajin gusht.

Në vend të dytë të podiumit është ylli i Reality Show Kylie Jenner, me 170 milionë dollarë, pa taksa. Më herët gjatë vitit, motra e Kim Kardashian, fitoi një vend mes grave më të pasura në botë, falë pasurisë prej 1 miliardë dollarë. Shumica e të ardhurave të saj vijnë nga biznesi i suksesshëm produkteve kozmetike.

Kunati i saj, reperi Kanye West i cili sipas Forbes ka grumbulluar 150 milionë dollarë në një vit, renditet i treti. Në top dhjetëshe përfshihen gjithashtu yjet e futbollit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Shkarkoni aplikacionin e A2