Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kryeministri Haradinaj në listën e liderëve që ka folur me komikët rusë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 22:07 | Kosova
Kryeministri Haradinaj në listën e liderëve që ka folur me

Pas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj pranon se ka komunikuar në telefon me komikët rusë Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov.

Përmes një konference për shtyp, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se ka patur bisedë telefonike me komikët rusë, por nuk ka biseduar me ta për tema të nxehta apo sekrete

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakeruar, që kanë thirrur prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, tha Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët nëse ka komunikuar me kryeministrin Zaev pas publikimit të përgjimeve të telefonatave me komikët rusë, Haradinaj u shpreh se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Me Zaev, në këto dhjetë ditë, nuk më ka rënë rasti që të shkruhem apo të flas. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona, si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, përfundoi Haradinaj.

Publikimi i telefonatave të zhvilluara me kryeministrin Zaev nga komikët rusë ka shkaktuar përshtjellim në arenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku opozita kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë, pasi sipas tyre ka nxjerrë në publik çështje sekrete.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani