Kukësi mundet thellë në transfertën ndaj Debrecenit

Ekipet shqiptare nuk dinë të fitojnë në Evropë, pas barazimit të Laçi në fushën e tij 1-1 me Hapoel Beer Sheva-n dhe humbjes së Teutës me letonezët e Ventspils me rezultatin 3-0 ka ardhur dhe humbja e Kukësit ndaj hungarezëve të Debrecen.

Ekipi verilindor u mund nga ekipi vendas i Debrecen me rezultatin e pastër 3-0 duke i çuar në zero shanset për kalimin në turin tjetër të Europa League.

Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse zhvilluan një pjesë të parë të mirë, me disa raste shënimi u shpërfytyruan brenda 30 minutash lojë në pjesën e dytë

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 54-t me një gol nga sulmuesi Haruna Garba. Më pas, një dygolësh i sulmuesit tjetër Kevin Vargas në 77-n dhe 83-tën e vulosi rezultatin në 3-0.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN