Lamtumirë Beetle, “breshka” gjermane nuk do të prodhohet më

Një nga simbolet e teknologjisë automobilistike dhe dizajnit dha lamtumirën pas 81 vitesh.  Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen” nxori nga fabrika në Puebla të Meksikës, modelin e fundit ikonik “Beetle”, me kompaninë që tashmë mbetet e fokusuar tek modeli SUV, një nga automjetet më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregu më i madh për eksportet e automjeteve.

 Nga fabrika në Puebla u prodhuan 3642 automjete të reja dhe të fundit Beetle dhe Beetle Cabriole. Këto modele janë prodhuar ekskluzivisht në këtë fabrikë që prej vitit 1997.

VW Beetle u bë ikonë botërore, kur në vitin 1938 Ferdinand Porsche ja prezantoi një model të tillë Adolf Hitler. Duke qenë e përballueshme, e vogël dhe komode, ajo u bë makina më e preferuar dhe e përdorshme për gjermanët ndër vite, duke u njohur edhe si “makina e popullit”.

Në 1949, makinat nisën edhe të eksportohen, veçanërisht në SHBA, ku frymëzojë edhe një film shumë të famshëm të kolosit Disney, “The Love Bug”, ku personazhi Herby ishte pikërisht një Bettle me emocione tërësisht njerëzore.

Deri në 1955 ishin prodhuar më shumë se një milionë makina dhe ajo vazhdoi, të paktën për disa kohë, të ishte makina më e shitur në botë, simbol i kulturës pacifiste të “hippie”. Jo keq, për makinën që duhet të ishte simbol i një regjimi totalitar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN