Liverpool “blindon” një nga heronjtë e Champions

Një vit më parë, ai sapo ishte kthyer te Liverpool-in pas një huazimi jo shumë pozitiv te Ëolfsburg në Gjermani. Megjithatë, fundi i sezonit ishte i jashtëzakonshëm për belgun Divok Origi.

Sot, ai është një nga heroi e trofeut të Champions League për Liverpool. Dy gola në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës dhe një në finale ndaj Tottenham kanë bindur drejtuesit e Liverpool për të zgjatur kontratën me sulmuesin, e cila do të mbajë të lidhur belgun me “The Reds” deri në vitit 2024.

“Jam shumë i lumtur të nënshkruaj këtë kontratë, pasi është diçka që më jep një shtysë të madhe për sezonin e ri. Kam ardhur këtu vetëm 19 vjeç dhe jam rritur. Unë kam dashur gjithmonë të qëndroj këtu. Jam në një klub fantastik, stafi është fantastik dhe grupi është shumë i mirë”, tha Divok Origi. Me Liverpool deri tani, ish-lojtari i Lille-s ka zhvilluar 98 ndeshje dhe shënoi 28 gola.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN