“Poshtërimi” i boksierit, Mayweather provon për herë të parë “knock out”-in

50 fitore në karrierë dhe asnjë humbje, por boksieri legjendar Floyd Mayweather ka provuar për herë të parë se çdo të thotë “knock out”-in.

Asnjë goditje në fytyrë dhe nuk bëhet fjalë për një ring boksi, por për parketin e basketbollit atje ku amerikani është rrëzuar në tentativë për të mbrojtur një sulm të kundërshtarit.

Episodi i takon një ndeshje bamirësie basketbolli dhe ai që “poshtëroi” në mënyrë miqësore kampionin e boksit është Larry Williams, një xhongler basketbolli.

Rënia e Mayweather është shoqëruar me ovacione dhe të qeshura nga publiku duke e simbolizuar si humbjen e tij të parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN