Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shoqata e Gjyqtarëve, padi në Apel ndaj Këshillit të Ministrave

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 13:49 | Aktualitet

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Administrative të Apelit një padi kundër Këshillit të Ministrave.

Në padi kërkohet shfuqizimi i Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

“Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka synuar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në një pjesë të vendimit nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani