Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Siçilia mes flakëve, stuhi në Adriatik

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 14:24 | Bota
Siçilia mes flakëve, stuhi në Adriatik

Edhe Italia po përballet me tekat e motit, ndërsa brigjet e Adriatikut u prekën nga stuhitë, Sicilia po lufton më flakët.

Pamje të publikuara nga brigada e zjarrfikësve tregojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve pranë Palermos dhe Katanias. Helikopterët hodhën ujë mbi pyjet që po digjeshin, ndërsa xhirime të realizuara me celular tregojnë evakuimin e një plazhi pranë Katanias.

Kolona tymi ngrihen mbi plazh, teksa roja bregdetare i afrohet pushuesve me varkë. Erërat e forta penguan operacionet në Sicili por autoritetet lokale bëjnë me dije se tashmë situata është nën kontroll.

Ndërkaq, në qytetin e Peskaras në brigjet e Adriatikut, të paktën 18 persona u plagosën gjatë një stuhie, ku kokrrat e breshërit kishin madhësinë e një portokalli. Rreth 200 pisha të vjetra u rrëzuan pranë Ravenës, e përmbytje pati në rajonet e Marke-s, Emilia Romanja-s dhe Abruco-s.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli