Tension në Gjirin Persik, anijet iraniane penguan cisternën britanike

Anije të armatosura të Gardës Revolucionare iraniane, u përpoqën pa sukses të ndalonin një cisternë britanike nafte në Gjirin Persik.

Ministria e Mbrojtjes ne Mbretërinë e Bashkuar tha se cisterna British Heritage po kalonte ngushticën e Hormuzit kur iu afruan anijet iraniane, duke urdhëruar ekuipazhin të  ndryshonte itinerar  dhe te ndalonte në ujëra të afërt territorial të Iranit.

Por forcat iraniane u sprapsën nga një luftanije e marinës mbretërore që po shoqëronte cisternën. Një zëdhënës sqaron se fregata HMS Montroz u pozicionua mes 3 anijeve iraniane dhe cisternës britanike, para se të lëshonte paralajmërime verbale ndaj tyre.

 Ministria e mbrojtjes pretendon se veprimet e Iranit kishin qenë në kundërshti me ligjin ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN