Teuta nuk ia del në Letoni, i duhet një mrekulli për kualifikimin

Ekipi i Teutës së Durrësit është mundur me rezultatin 3-0 nga Ventspils në ndeshjen e parë eliminatore për Europa League. “Djemtë e Detit” janë pothuajse të eliminuar nga kompeticioni evropian dhe nevojitet një mrekulli për ta për të kaluar në raundin tjetër.

Goli i parë për ekipin vendas u shënua nga Sergiychuk që në minutën e 5-të të takimit.

Ventspils dyfishoi rezultatin me Ulimbasevs në të 78-n.

Goli i tretë u realizua nga Aiyegun, 2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Ndeshja e kthimit Teuta-Ventspils do të luhet pas një jave në “Niko Dovana” të Durrësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN