Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohet në Itali shqiptari me 3 milionë euro drogë në banesë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 18:59 | Kronikë
Arrestohet në Itali shqiptari me 3 milionë euro drogë në

Policia italiane ka vënë në pranga një 38 vjeçar shqiptar në Seriata nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Shqiptarit të arrestuar, i identifikuar si Emiliano Keçi, iu sekuestruan 31 kg drogë të llojeve të ndryshme dhe një pistoletë pa leje “Bereta”.

Droga e sekuestruar nga policia e Seriate, e mbështetur dhe nga kolegët e Bergamos, nëse do të shitej në treg do të arrinte një vlerë rreth 3 milionë euro.

38 vjeçarit shqiptar iu sekuestruan në banesën që sapo kishte marrë me qera 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe një sasi e vogël heroine.

Lënda narkotike ishte ndarë në pako dhe mbi të ishte shënuar dhe emri i çdo qyteti italian ku do të dërgohej. Policia italiane ishte vënë në ndjekje të Emiliano Keçit prej kohësh pasi edhe më parë ai ishte hetuar për krime që kishin lidhje me trafikun e drogës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani