Barcelona “rrëmben” 16-vjeçarin anglez

Barcelona ka nënshkruar një kontratë me talentin 16-vjeçar anglez Louie Barry. Adoleshenti nuk pranoi të firmoste një kontratë si profesionist me klubin e tij, West Bromwich, por do të vazhdojë karrierën në Katalunjë.

Për lojtarin interesohej edhe Paris SG, por Barry zgjodhi të stërvitej te Barcelona, që pagoi 235 mijë paund për të. Gjithsesi, në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se Barry do të luajë në skuadrën e të rinjve, duke lënë të kuptohet se pavarësisht talentit, nuk është ende gati të futet në skuadrën e parë.

Barry ka qenë pjesë e West Brom që prej moshës 6-vjeçare dhe specialistët kanë parashikuar se është një lojtar premtues, që do të zhvillohet në “Camp Nou”, pasi ka shkëlqyer edhe me skuadrat e moshave të kombëtares angleze.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN