Briken Çalja nderohet nga Këshilli i Qarkut në Elbasan

Peshëngritësi i njohur Briken Çalja është nderuar ditën e premte me titullin “Nderi i Këshillit të Qarkut Elbasan” për arritjet e tij në këtë sport.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryebashkiaku i Elbasanit, Sejdini, ai i Cerrikut, Toska, deputetë të zonës, njerëz të sportit, familjarë dhe shokë të sportistit të njohur.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Briken Çalja përkujtoi kohët e vështira kur ishte pranë braktisjes së sportit dhe falënderoi familjen e tij për mbështetjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN