Del në shitje jahti që kontrollohet me iPad

Nëse keni 15 milionë dollarë të vëna mënjanë, mund t’i investoni duke blerë një super jaht aq të sofistikuar, sa që mund ta kontrolloni përmes një iPad-i.

Adastra është një mjet lundrues supermodern, i cili ka fituar një sërë çmimesh për bukurinë, teknologjinë, dizajnin dhe komfortin. Pronari, Anto Marden, një manjat anijesh, ka vendosur ta nxjerrë në shitje dhe i ka vendosur një çmim “modest” prej 15 milionë dollarësh.

Me një formë aerodinamike të përkryer për lundrim, dhe material karboni, vetëm 20% e jahtit zhytet në ujë dhe kjo bën që forca e fërkimit të jetë shumë më e ulët, çka sjell edhe 14% më pak konsum karburanti se sa jahtet tradicionalë. Varka luksoze ka pesë dhoma gjumi, katër banja dhe një bar dhe gjithçka mund të kontrollohet me një iPad në dorë, deri në 50 metra distancë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN