Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Donnarumma: Mezi pres të vij të luaj në Prishtinë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 21:17 | Aktualitet
Donnarumma: Mezi pres të vij të luaj në Prishtinë

Tifozët e Italisë dhe të Milanit në Kosovë janë duke pritur me padurim ndeshjen miqësore mes Feronikelit dhe Milanit që do të luhet mbrëmjen e 10 gushtit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj ndeshje portieri i kuqzinjve Donnarumma ka bërë një postim në rrjetet sociale ku përshëndet tifozët nga Kosova dhe shprehet se mezi pret të vijë të luajë në Prishtinë.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po presim të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për Milanin. Një përqafim të gjithëve. Forca Milan”, shprehet Donnarumma në video.

Biletat për këtë ndeshje miqësore kanë dalë në shitje dhe shumë nga tifozët janë ankuar për çmimet e kripura të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë