Festë dhe kaos në Paris pas triumfit të Algjerisë

Algjeria siguroi një biletë gjysmëfinale të Kupës së Afrikës mbrëmjen e së enjtes, ndërsa festa pushtoi vendin, madje edhe më gjerë.

Festime të mëdha u mbajtën edhe në Paris nga shtetasit e shumtë që jetojnë në Francë. Por festa ka degjeneruar në kaos në kryeqytetin francez.

Një grua humbi jetën pasi u përplas nga një tifoz që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Madje u regjistruan edhe grabitje.

Policia vuri në pranga me dhjetëra tifozë algjerianë, madje përdori edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2