I dënuar me 35 vite burg për vrasje, arrestohet pas 4 vitesh

Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin Skënder Baku, banues në Luz të Fushë-Krujës, i cili më datë 28.09.2015 është dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas, më datë 01.09.2013, në Fushë-Krujë ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Shkarkoni aplikacionin e A2