Interi konfirmon transferimin e yllit të ri të kombëtares italiane

Barella do të jetë lojtari më i ri i Interit për sezonin e ri futbollistik që pritet të fillojë.

 Lajmi u dha nga faqja zyrtare e zikaltërve, e cila njoftoi se Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit. Lojtari vjen nga Cagliari me një kontratë huzimi me detyrim blerje. Ai ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare më klubin nga Milano.

Për yllin e ri të kombëtares italiane kishin shprehur interesin shumë ekipe, mes tyre dhe Roma. Por vetëm në ditët e fundit, mesfushori konfirmoi se gjithmonë kishte dëshiruar të luante për Interin,  duke e zgjedhur vetë të ardhmen e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN