Kufizimet e SHBA, bie ndjeshëm turizmi në Kubë, vendasit në krizë

Turizmi në Kubë pritet të shënojë rënie me 8.5% këtë vit, për shkak të valës së kufizimeve për udhëtimet, nga qeveria amerikane. Kjo do ta thellonte edhe më shumë në krizë ekonominë kubaneze.

Havana shënoi një bum turistik vitet e fundit dhe kjo falë ekonomisë. Por administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të mos lejojë udhëtimet drejt Kubës, duke ndaluar jahtet, anijet turistike dhe avionët privatë apo komercialë.

Arsyeja e cituar nga Departamenti i Shtetit ishte shtypja e popullit kubanez nga qeveria, por edhe fakti se Kuba është penalizuar për ndihmën e vazhdueshme ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Madje Trump shkoi më tej, duke paralajmëruar embargo ndaj Kubës, nëse gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt.

Për vetë kubanezët, kjo është një goditje e rëndë për industrinë e turizmit dheefektet kanë filluar të ndihen.

Shkarkoni aplikacionin e A2