Momente tmerri në avion, 37 të lënduar pas turbulencave

Panik në bordin e një avioni të Air Canada. 37 persona u plagosën si pasojë e turbulencave që detyruan pilotin të bëjë ulje të detyruar.

Avioni me 284 persona në bord po udhëtonte nga Vankuveri në Sidnei, por më pas devijoi në Hauai.

Rreth 30 persona u dërguan në një spital te zonës, 9 prej të cilëve me plagë të rënda. Pasagjerët rrëfyen se turbulencat e papritura rrëzuan objektet e çuan në ajër disa persona që nuk ishin lidhur.

Imazhe të publikuara nga brenda avionit treguan momentet pas incidentit, me maskat e oksigjenit që ishin lëshuar mbi secilin pasagjer.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN