Muzikanti i verbër luan në pianon që po digjet

Një videoklip muzikor me protagonist një pianist të verbër që i bie një pianoje në djegie e sipër në bregdet është bërë viral në Rusi dhe jo vetëm.

Videoja është publikuar të hënën dhe tregon Danila Bolshakovin duke interpretuar “H in New England” në një plazh finlandez, gjatë perëndimit të diellit.

Pjesa lirike dhe mimika e qetë e fytyrës së muzikantit është në kontrast me gjendjen në të cilën ndodhet pianoja, që po shkrumbohet nga zjarri.

Pasi mbaron pjesën, Bolshakov ngrihet dhe largohet, ndërkohë që pianoja digjet e tëra.

“Doja të hapja kanalin tim në YouTube. Pianoja do të hidhej dhe vendosa që ta përdorja për këtë videoklip”, tha Bolshakovi për një gazetë lokale.

Shkarkoni aplikacionin e A2