Nga Holanda e quajnë të përfunduar transferimin e De Ligt

Juventus është shumë pranë nënshkrimit me një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian pas të cilit është vënë pas prej disa kohësh.

Sipas asaj që shkruan gazeta holandeze “De Telegraph”, Matthijs de Ligt është tashmë një hap larg veshjes së bluzës së Juventus. Klubi bardhezi ka arritur një marrëveshje me Ajax në shifrat e 70 milionë eurove dhe për këtë arsye De Light nuk është nisur me ekipin për fazën përgatitore që do të zhvillojë në Austri.

“Zonja e vjetër”, prej kohësh ka një marrëveshje personale me De Ligt i cili pritet të fitojë 12 milionë euro në vit. Tashmë të gjithë janë në pritje që gjiganti holandez të zbarkojë në Torino.

Shkarkoni aplikacionin e A2