Një rus, ish-anëtar i ISIS, arrestohet në Tiranë për terrorizëm

Është vënë në pranga në Tiranë një shtetas rus i kërkuar për terrorizëm, arrestimi i të cilit është bërë me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.

Personi i arrestuar është shtetasi Rasul Mislaev, 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi. Sipas policisë, ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN