Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk shpërndahen mandatet për këshillat bashkiakë, PS ankimon vendimin në Kolegj Zgjedhor

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 16:46 | Aktualitet
Nuk shpërndahen mandatet për këshillat bashkiakë, PS ankimon

Partia Socialiste dorëzon në Kolegj Zgjedhor 4 padi për rezultatin e 30 qershorit, ku kërkon shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë, në bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

Kjo kërkesë u bë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi t’i shpërndajë mandatet, sepse duhen 5 vota pro, ndërkohë që kryetari Zguri voton kundër. E njëjta procedurë do ndiqet nga socialistët për të gjitha bashkitë.

Kryetarët e bashkive nuk nisin dot punë pa u betuar më parë në Këshillin Bashkiak.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani