Paketa “Antishpifje”, OSBE kritikon disa prej ndryshimeve në ligj

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir ka publikuar një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, ndryshe, paketa antishpifje.

Sipas deklaratës, “Autoriteti i Medias Audiovizive nuk duhet të jetë një zëvendësuesi gjyqësorit të pavarur dhe as të zëvendësojë një mekanizëm të përshtatshëm vetë-rregullues në lidhje me lirinë e shprehjes”.

Vlerësimi ligjor i OSBE shpreh shqetësim edhe për të ashtuquajturën “të drejtë për përgjigje” dhe në veçanti, detyrimin që ligji i ngarkon medias që të publikojë një kërkesë ndjese me urdhër nga AMA Deklarata dhe analiza ligjore vënë në dukje mospërputhje të konsiderueshme mes projektligjeve të miratuara dhe standardeve ndërkombëtare në fushën e lirisë së medias.

Sipas raportit, bllokimi apo pezullimi i botimeve në internet, konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe se një masë e tillë pranohet vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

Shkarkoni aplikacionin e A2