Rinumërohen votat në Lezhë, Ndocaj rritet vetëm me 4 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të hapur 11 kuti në Bashkinë e Lezhës, pas kërkesës ankimore të Partisë Konservatore Albania dhe kandidatit për kryebashkiak Eduard Ndocaj.

Ankimuesit thanë se rezultojnë mospërputhje mes numrit të votave dhe votuesve. Partia Socialiste mbështeti gjithashtu kërkesën.

Si rezultat i verifikimit të votave, Eduard Ndocaj doli vetëm me 4 vota më shumë.  

Rezultoi gjithashtu që ka patur në proces verbalet një shkëmbim të votave midis Ndocajt dhe kandidatit Salvador Kaçaj.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN