Skandali seksual i miliarderit Epstein largon nga detyra sekretarin e Punës, Acosta

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se sekretari i Punës Alexander Acosta kishte paraqitur dorëheqjen.

Sekretari Acosta deklaroi se u largua nga detyra pasi mendonte se kishte krijuar shpërqëndrim tek administrata për shkak të debatit që ka nxitur mënyra se si ai kishte trajtuar rastin e abuzimeve seksuale të financierit miliader Jeffrey Epstein, kur ishte prokuror i Floridas, rreth 10 vjet më parë.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë e arritur në vitin 2008 në Florida, kohë kur zoti Acosta shërbente si Prokuror i Përgjithshëm i dha mundësi zotit Epstein të kryente vetëm 13 muaj burg me të drejtën për të marrë leje gjatë ditës.

Në fillim të javës, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut akuzoi zotin Epstein se kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pas largimit të Alexander Acosta, postin e Sekretarit të Punës do ta mbajë përkohësisht Patrick Pizzella.

Alexandër Acosta është i fundit në listën e zyrtarëve të lartë që largohen nga administrata e presidentit Donald Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN