Skënderbeu me sytë nga CAS, sot pritet vendimi

Kjo e premte, data 12 korrik 2019, pritet të jetë një datë shumë e rëndësishme për futbollin europian, për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për Skënderbeun.

Sipas njoftimit të mëparshëm të klubit korçar, kjo do të jetë dita kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë vendimin për betejën ligjore të Skënderbeut me UEFA-n.

Konfederata europiane e futbollit e përjashtoi klubin për dhjetë edicione nga arena ndërkombëtare dhe e gjobiti me një milion euro, me akuzën për trukime.

Për UEFA-n vendimi lidhet me një prej betejave më të rëndësishme në histori, atë të luftës së trukimit të ndeshjeve, ku janë investuar shumë energji dhe pará.

Për Skënderbeun vendimi i CAS-it në Lozanë lidhet ngushtë me të ardhmen e klubit që në dekadën e fundit ka dominuar kampionatin, ndërsa ai pritet të ndikojë edhe në futbollin shqiptar në tërësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2