Vendimi ndaj Skënderbeut në vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Përjashtimi i Skënderbeut nga Kupat e Europës mori vëmendjen e mediave të huaja. Lajmi i bujshëm është pasqyruar duke nisur nga prestigjiozet amerikane si ‘Washington Post’ apo ‘Fox Sport’ e deri tek ato gjermane apo angleze si ‘Daily Mail’. Media britanike ve theksin tek shembulli i bërë nga UEFA, me klubin korçar që ka marrë dënimin më të ashpër të dhënë ndonjëherë.

Pritet reagim nga klubi i Skënderbeut, por edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit për mënyrën sesi do të ndikojë ky vendim në garën e supriores.

Gjatë ditës së premte Gjykata e Arbitrazhit Sportiv konfirmoi dënimin e dhënë nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë për ekipin e Skënderbeut për akuzën e trukimit të ndeshjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2