Zidane braktis grumbullimin e Realit në Kanada

Zinedine Zidane ka braktisur grumbullimin e Real Madrid në Montreal për shkak të një çështjeje familjare të rëndësishme.

Në njoftimin zyrtar të klubit madrilen lexohet: “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në grumbullimin parasezonal në Montreal për arsye personale. Deri në kthimin e tij, seancat stërvitore do të drejtohen nga trajneri i dytë, David Bettoni”.

Burime nga klubi i thanë gazetës spanjolle AS se Zidane do të kthehet shumë shpejt nën drejtimin e ekipit dhe me shumë mundësi do të jetë në stol për ndeshjen e parë miqësore të verës, që Reali do ta luajë ndaj Bayern Munchen në 21 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2