Zjarre e stuhi, Greqia pushtohet nga moti i keq

Greqia përballet me pasojat e kushteve ekstreme të motit. 5 vatra zjarri u krijuan në jug të Greqisë për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, ndërsa veriu u godit nga një stuhi e fuqishme.

Flakët përfshinë gadishullin e Peloponezit, atë të Atikës, Evias dhe gjirin e Lamia-s. Zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët pas një përpjekje të koordinuar nga ajri dhe toka.

Ndërkaq, viktimat e motit të keq shkojnë në 7, gjatë prej të cilëve turistë dhe një peshkatar vendas. Një stuhi e frikshme goditi gadishullin e Halkidhikisë, duke shkulur pemët, përmbysur automjetet e duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Meteorologët paralajmërojnë për mot të keq edhe gjatë fundjavës, ku e diela pritet të jetë dita më e vështirë. Dëme te shkaktuar nga stuhia më e fuqishme në 30 vjet ishin katastrofike, edhe pse ajo zgjati vetëm gjysmë ore.

“Kemi jetuar këtu për 25 vjet por nuk kemi parë kurrë diçka të ngjashme. Era mori me vete gjithçka”.

Energjia elektrike në zonat bregdetare veriore u ndërpre, ashtu si edhe shërbimi i trenave mes Selanikut dhe Aleksandropulit. 22 persona u dërguan në spital, 9 prej të cilëve me fraktura e plagë në kokë. Kryeministri i ri Kiriakos Mitsotakis anuloi të gjitha takimet për t’u marrë me katastrofën.  

Shkarkoni aplikacionin e A2