5 të plagosur në ditën e 7 të vrapimit me demat në Pamplona

5 persona mbetën të plagosur në ditën e shtatë të festivalit të përvitshëm të San Fermin që mbahet në qytetin spanjoll të Pamplonas.

Në këtë festival, çdo mëngjes, 7-14 mijë burra të veshur me veshjet tradicionale, këmishë të bardhë dhe shall të kuq dalin në rrugët e qytetit mesjetar për të marrë pjesë në traditën qindra vjeçare të vrapimit me demat. Në këtë garë të rrezikshme të gjatë rreth 875 metra këta burra përballen me furinë e një duzine demash, pjesa më e madhe e të cilëve është agresive.

Kryqi i Kuq bën me dije se kësaj radhe asnjë nga të lënduarit nuk ka marrë plagë nga brirët e demave, por thjesht janë aksidentuar nga vrapimi për t’iu qëndruar larg.

Shkarkoni aplikacionin e A2