Basha me ish-kryeministrin kanadez: Kriza zgjidhet përmes standardeve ligjore dhe të demokracisë

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Ai mban detyrën e Presidentit të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, të cilin shefi i Selisë Blu e cilëson si një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën.

Basha pohon se ka biseduar me Harperin edhe për krizën në të cilën ndodhet vendi. Rrugëdalja prej saj duhet të kalojë përmes mbrojtjes së standardeve të demokracisë dhe të shtetit ligjor, shprehet kryedemokrati.

Basha e cilëson ish-kryeministrin kanadez si një nga përkrahësit më të vyer të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, arsye për të cilën thotë se i ka shprehur atij mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN