Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dënimi i Skënderbeut, qytetarët korçarë: Vendim sa fatal, aq edhe skandaloz

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 12:21 | Futboll
Dënimi i Skënderbeut, qytetarët korçarë: Vendim sa

Vendimi i Gjykatës Sportive në Lozanë, e cila la në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite përjashtim nga kupat e Evropës dhe 1 milion euro gjobë për ekipin e futbollit të Skënderbeut, ka tronditur sërish qytetarët futbolldashës të qytetit juglindor.

Ata shprehen se ky dënim është jo vetëm për klubin e Skënderbeut, por për të gjithë qytetin e Korçës dhe më gjerë. Legjendat e futbollit korçar shprehen se vendimi është sa fatal, aq edhe skandaloz.

Ish-futbollisti Dhimitraq Xhambazi shprehet: “Nuk dënon vetëm ekipin, por edhe qytetin me tradita të Korçës. Është fatal, dënim që e rrëzon në nivelet më të ulëta”.

Keqardhje për vendimin kanë shprehur edhe qytetarët korçarë, të cilët nuk ngurrojnë të shprehen se në këtë dënim ka pjesën e fajit të saj edhe politika.

“Edhe futbolli është bërë politikë. Ka marrë fund. Kësaj duhet t’i japin përgjigje vetëm ata që kanë qenë përgjegjës për ekipin e Skënderbeut”, thonë qytetarët.

Gjithsesi, futbolldashësit në Korçë shprehin dëshirën se ekipi nuk duhet të shkrihet, edhe pse e shikojnë mjaft të vështirë mbijetesën në këto kushte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë