Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Diplomati polak: Në tetor, vendim pozitiv për Shqipërinë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 11:06 | Politikë
Diplomati polak: Në tetor, vendim pozitiv për Shqipërinë

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk mund të sfidohet dhe as zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të bllokut, thotë për “Deutsche Ëelle” ish-ambasadori i Polonisë në Kroaci dhe Suedi, Viesllav Tarka, koordinator i Samitit të Poznanit.

Sipas tij, mesazhi i samitit ishte i qartë: Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë në udhëkryq dhe procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Në të kundërtën, paralajmëron ai, politika e zgjerimit dhe BE do ta humbasin qëllimin.

https://a2news.com/2019/07/09/presidenti-meta-integrimi-i-ballkanit-perendimor-ne-be-ne-interes-te-bllokut/

Diplomati polak mendon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet.

“Polonia, si shumica e shteteve anëtare, është e kënaqur që Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Na vjen keq që nuk u mor një vendim në qershor dhe presim që në tetor të merret një vendim pozitiv, pa asnjë vonesë të mëtejshme’’, thotë ish-ambasadori polak.  

https://a2news.com/2019/07/06/samiti-i-ballkanit-perendimor-bregu-shpresa-per-hapjen-e-negociatave-ne-tetor/

A2 CNN Livestream

Dita jonë