Formula 1 në Britaninë e Madhe, Pole Position për Bottas

Valteri Bottas do të niset i pari në garën e Çmimit të Madh të Britanisë që do të mbahet këtë të diel, e cila përket me ndalesën e 10 të Botërorit të Formula 1.

Piloti i Merceded e kreu xhiron e tij më të shpejtë në kohën 1’25”093, vetëm 6 të mijtat më mirë se shoku i tij i skuadrës Hamilton.

I treti në garë do të niset Charles Leclerc me Ferrarin e tij. Në rresht të dytë është vendosur Red Bulli i Verstappen, vetëm vendi i 6 në nisje për Sebastian Vettel.

Shkarkoni aplikacionin e A2