Hapja e kutive, Mediu: Opozita, e unifikuar. Duhet transparencë

Fatmir Mediu thotë se opozita është e unfikuar në kërkesën e saj për hapjen e materialeve zgjedhore, pavarësisht se kërkesa u firmos vetëm nga demokratët.

“Sigurisht që ishte kërkesë e unifikuar, madje ne kemi qenë pjesë e përgatitjes së shkresës. E kemi dërguar me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së pasi ajo është partia kryesore e opozitës”, shpjegoi Mediu.

Aleati i PD-së mbështet idenë e vijimit të protestave nga opozita e bashkuar, por sugjeron edhe forcimin e komunikimit me faktorin ndërkombëtar.

Ai zbulon takimet që Basha ka zhvilluar në Luksemburg gjatë javës së shkuar: “Ka qenë takimi me zotin Joseph Daul, me faktorin politik në Tiranë, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim për zgjedhjet”.

Shkarkoni aplikacionin e A2