Inter-Icardi drejt divorcit? Argjentinasi largohet nga grumbullimi në Lugano

Krisja që ka pësuar marrëdhënia mes Mauro Icardit dhe klubit të Interit vijon të thellohet edhe më tej dhe kësaj radhe jo nga thashethemet e gazetave apo mjedisit, por nga vetë faktet.

Në një komunikatë për shtyp Interi njofton se sulmuesi argjentinas është larguar nga grumbullimi me ekipin në Lugano dhe është kthyer në Milano. Pra për të nuk do të ketë një pjesëmarrje në turneun aziatik. Sipas faqes zyrtare të klubit, Icardi do të vijojë i vetëm fazën e rikuperimit fizik në Pineta dhe do të ketë në dispozicion një fizioterapist.

Interi do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Kinës për të marrë pjesë në “International Champions Cup” ku do të luajë përballë Manchester United e Juventus dhe me sa duket në avion do të mungojë Mauro Icardi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN