Makina përplas kalimtaren në qendër të Elbasanit, arrestohet drejtuesi

Një kalimtare mbeti e plagosur, në qendër të qytetit të Elbasanit, pasi u godit nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Qemal Stafa”, ku si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur shtetasja M.H. e cila për shkak të plagëve të marra u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Policia arrestoi në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit J.Gj për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2