Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta vlerësohet në Venecia për “promovim demokracie dhe pluralizmi politik”

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 09:55 | Politikë
Meta vlerësohet në Venecia për “promovim demokracie dhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Pasi mori çmimin, Meta u shpreh: “Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme”.

Më tej, Meta theksoi se ky çmim i dedikohet edhe demokracisë si sistemi i vetëm që jep mundësi.

“Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Evropa ka njohur. Falë demokracisë, unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë